Edinson Cavani është rikthyer te Paris Saint Germaini para përfundimit të sezonit në Liga 1.
Reprezentuesi uruguaian mungoi për shkak të një lëndimi në ijë kundër Bordeauxit më 9 shkurt dhe ka bërë vetëm një paraqitje si zëvendësues që nga atëherë, transmeton portali arbresh.info.
Por rikthimi i tij është një tjetër shtytje për trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel, pas rikthimit të Neymarit këtë javë.
Cavani ka realizuar 17 gola brenda 16 ndeshjeve në Liga 1 gjatë këtij edicioni, por në mungesë të tij Kylian Mbappe ka marrë rolin si sulmues qendror.
Fituesi i Kampionatit Botëror ka arritur të realizojë 27 gola, më shumë se çdo kush tjetër në kampionatin francez.
PSG mund të sigurojë titullin në Liga 1 këtë vikend në rast se ata mposhtin Strasbourgun dhe nëse rivali i tyre më i afërt – Lille që qëndron me 20 pikë prapa nuk fiton në Reims./arbresh.info/
https://twitter.com/PSG_English/status/1114151899039772672
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën