Edinson Cavani nuk është duke menduar që të rikthehet tek ish skuadra e tij, Napoli.
Sulmuesi nga Uruguai ka thënë se nuk dëshiron të kthehet në Serie A, deri sa kontrata e tij tek PSG të skadojë.
Emri i lojtarit ka vazhduar të lidhet me një rikthim në Itali edhe gjatë këtij afati, sikur në të kaluarin, mirëpo ai ka hedhur poshtë gjithçka.
“Tani për tani po luaj në fundin e kontratës dhe me gjasë edhe të karrierës” ka thënë 31 vjeçari për “L’Equipe”, transmeton lajmi.net.
“Do të bëhem 33 apo 34 vjeçar kur të përfundojë kontrata. Nuk e di nëse do të vazhdojë pas 2020 dhe nëse kontrata e ardhshme do të jetë në Paris, por ndihem mirë këtu dhe dua të përfundojë kontratën” ka thënë tutje ai.
Cavani u largua nga Napoli për në PSG gjashtë vite më parë dhe ka bërë të ditur se për prioritet ka qëndrimin në Ligue 1”
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...