Google ADS

Cavani mbetet në Francë, Thuchel: Ka edhe më keq sesa të luash për PSG-në

08:47 | 1 Shkurt 2020
Arbresh.info

Mbyllet me një fund aspak të këndshëm telenovela “Cavani”. Sulmuesi uruguajan, për të cilin prej javësh është folur se kishte arritur marrëveshjen me Atleticon e Madridit dhe priste vetëm “dorëzimin” e PSG-së, do ta respektojë deri në fund kontratën me kampionët e Francës, ndërsa në qershor do të largohet me parametër zero.

Në lidhje me vendimin e PSG-së për të mos lejuar largimin e Edinson Cavanit, trajneri gjerman i parizienëve, Thomas Tuchel, komentoi:

“Mendoj se në jetë ka gjëra më të këqija sesa të qëndrosh te PSG. Mendoj se do të ndihet mirë, duhet të gjejë besimin dhe ritmin.”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme