Juventusi është i gatshëm për t’i ofruar Edinson Cavanit një rrugë drejt largimit nga Paris Saint Germaini pas përplasjes me lojtarin e transferuar për një tarifë rekorde – Neymarin.
Braziliani është akuzuar se ka vendosur sërish vetën para skuadrës, pasi vendosi të mos i jap shansin Cavanit për tu bërë golashënuesi më i mirë i klubit nga pika e bardhë në fitoren e thellë 8 me 0 ndaj Dijonit, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën italiane ‘Corriere dello Sport’, 30-vjeçari nuk mund të qëndrojë më gjatë në skuadrën franceze dhe tashmë ka vendosur për të jetë një klub të ri.
Ata pretendojnë se Juventusi është i gatshëm për të rikthyer ish yllin e Napolit në Serie A. Reprezentuesi uruguaian ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale të nënshkruar në muajin prill të vitit të kaluar.
Kjo nuk është hera e parë që Cavani është përfolur rreth një largimi nga skuadra për shkak të përplasjes me Neymarin.
Dyshja ishin konfrontuar edhe gjatë muajit shtator në fitoren e tyre ndaj Lyonit./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...