Edison Cavani dhe Javier Pastore u rikthyen me vonesë nga pushimet, por kjo ka sjellë pasoja për ta.
Trajneri i PSG-së, Unay Emery ka vendosur t’i lërë jashtë grumbullimit për ndeshjen e Kupës së Francës që të 2 futbollistët, si masë ndëshkimore për shkeljen e disiplinës dhe urdhrit të klubit.
Ende nuk është konfirmuar, por mediet franceze raportojnë se klubi pritet t’i ndëshkojë futbollistët edhe me nga një gjobë të majme, për të shmangur njëherë e mirë këtë fenomen, transmeton “Supersport.al”.
E ndërsa Cavani u vonua vetëm 2 ditë, me e shpjegueshme është vonesa e Pastores, që e ka pranuar publikisht se dëshiron të largohet nga PSG-ja në janar. Vonesa prej 5 ditësh në grumbullim, duket se është një sinjal që argjentinasi i ka dërguar klubit francez, që të negociojë shitjen e tij. /Supersport.al/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...