Edinson Cavani shpjegon se Paris Saint Germain është i bindur që mund të marrin rezultat pozitiv në Pairs sot (e martë) në ndeshjen në Ligë të Kampionëve kundër Barcelonës.
Paresianët janë eliminuar dy herë në këtë kompeticion nga Barcelona në dy nga katër sezonet e fundit, por Cavani, i cili ka shënuar 25 gola në Liga 1 gjatë këtij edicioni, beson që ata mund të marrin një rezultat pozitiv në ‘Parc des Princes’.
Lexo më shumë: PSG-së i mungon një yll ndaj Barcelonës (Foto)
“Ne të gjithë dëshirojmë të fitojmë”, tha fillimisht sulmuesi uruguaian në një konferencë për media para takimit, transmeton portali arbresh.info.
“Është një ndeshje futbolli dhe gjithçka është e mundur. Ne jemi të bindur që mund të marrin rezultat. Ne definitivisht kemi një shans kundër Barcelonës”
“PSG ka eksperiencë të madhe në Ligë të Kampionëve, gjë që është e rëndësishme. Ne duhet të luftojmë për të pasur progres”
“Ne jemi një skuadër e fortë për momentin që është afër të arrijë qëllimet e saj. Një fitore në ndeshjen e parë do na ofronte afër qëllimit tonë. Ne do dëshironim të arrijmë në finale”, shtoi Cavani./arbresh.info
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj