Tifozëve të Manchester United u është dhënë një përditësim i madh në lidhje me Cristiano Ronaldon në lidhje me fanellën me numër shtatë.
U njoftua të premten në mbrëmje se Unitedi kishte rënë dakord me Juventusin për të sjellë Ronaldon përsëri në Old Trafford.
Por, fanella e tij e preferuar me numër 7 aktualisht është e zënë nga sulmuesi veteran, Edinson Cavani dhe shumë kanë pyetur veten nëse ai do të heqë dorë prej tij.
Jonathan Shrager, i afërt me klubin anglez ka zbuluar se Cavani do të mbajë fanellën me numër shtatë që bëri të tijen sezonin e kaluar.
Reprezentuesi uruguaian mbërriti si lojtar i lirë në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe shumë nuk ishin të sigurt nëse ai do të ishte gati për shënonte si në të kaluarën.
Muajt e tij të fundit në Paris Saint-Germain u kaluan në stol dhe ai nuk luajti një lojë konkurruese për shtatë muaj, por Cavani u lidh menjëherë me tifozët e United dhe shënoi 17 gola në 35 paraqitje.
Mbajtja e fanellës me numër 7 nga Cavani do të thotë që Ronaldo tani mund të marrë fanellën me numër 28, atë që kërkoi kur mbërriti për herë të parë në Old Trafford në vitin 2003.
Megjithatë, ai numër iu mohua dhe yllit portugez iu dha fanella legjendare me numrin shtatë pas transferimit të David Beckham në Real Madrid.
Ronaldo që atëherë ka veshur numrin shtatë çdo sezon, përveç njërit kur mbajti numrin 9 te Reali, derisa u largua legjenda Raul Gonzalez.
Djajtë e Kuq deri më tani nuk kanë njoftuar asgjë zyrtarisht në lidhje me numrin e fanellës së Ronaldos. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...