PSG mund të bëjë ndryshime të mëdha në janar me sulmuesin Edinson Cavani që mund të largohet derisa gjiganti francez mund të kompletojnë transferimin e Mauro Icardit nga Inter.
Uruguaianit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe sipas raportimeve është afër për t’iu bashkuar Atletico Madridt, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, klubi i Diego Simeone ka arritur marrëveshje me PSG-në për transferimin e 32-vjeçarit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është bërë zyrtare.
Me Cavanin e shitur, “Parisienët” mund të shpenzojnë ato para për të kompletuar transferimin e Mauro Icardit, i cili për momentin është huazim në “Parkun e Princave”.
Argjentinasi këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me tri asistime, gjë që ka bërë që drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo të konsiderojë blerjen në afatin dimëror./arbresh.info.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation