Trajneri i Prishtinës, Jean-Michel Cavalli ka thënë në një intervistë për faqen zyrtare të klubit se ai dëshiron ta fitojë titullin kampion në Superligën e Kosovës dhe ky është objektivi i ekipit.
Prishtina këtë sezon do ta nis me ndryshime të mëdha në ekip, por edhe në stafin teknik, pasi ka ndryshuar trajner.
Francezi Jean-Michel Cavalli e ka pasuar Emmanuel Egbon e larguar pas përfundimit të sezonit 2024/25 dhe francezi është i gatshëm për aventurën me kryeqytetasit.
Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Cavalli ka thënë se e ka njohur Prishtinën para se tij bëhet trajner, ndërsa objektivi i qartë është titulli kampion këtë sezon.
“Prishtina është emër i madh edhe në Evropë. Para se të vija unë kisha informata për Prishtinën. Ka një president shumë të mirë dhe shtabi teknik dhe drejtori sportiv janë njerëz të mrekullueshëm. Për mua është e rëndësishme që ata e kuptojnë futbollin dhe kjo me pëlqen”, ka thënë fillimisht Cavalli.
“Stafi i trajnerëve vendas janë një zemër e madhe e klubit dhe kjo është shumë e rëndësishme, klubi është si një familje. Tash është e rëndësishme t’i fitojmë ndeshjet sepse si lojtarët, tifozët, trajneri e drejtuesit janë të lumtur kur ekipi fiton”.
“Aktualisht jemi të përgatitur 70%, kemi dy lojtarë që nuk kanë marrë vizë dhe nuk kanë arritur të ushtrojnë dhe këta dy lojtarë janë të rëndësishëm për ekipin e Prishtinës”.
“Kam ardhur këtu me objektiv të qartë, dua ta fitoj titullin. Kam pasur një karrierë të suksesshme në shumë vende dhe dëshira ime është të fitojë edhe këtu”.
“Mesazhi im për Plisat është se jam i sigurt që do ta ngremë Prishtinën lartë dhe jam i bindur që ekipi është i gatshëm dhe besoj se do të arrijmë ta fitojmë titullin”, përfundoi trajneri francez.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”