Google ADS

Castillejo mund të largohet në janar për rikthim në Spanjë

23:35 | 17 Tetor 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i AC Milan, Samu Castillejo mund të jetë tashmë i vendosur për largim nga “Rossonerët” pas vetëm një sezoni e gjysmë në klub.

Siç thuhet në një raport nga fichajes.net, një skuadrës spanjolle ka shfaqur interesim për blerjen me sulmuesit 24-vjeçar, transmeton portali arbresh.info.

Castijello, i cili iu bashkua “Rossonerëve” nga Villarreali gjatë verës së vitit 2018, mund të rikthehet te ish skuadra e tij në merkaton e muajit janar.

Ata janë të interesuar për blerjen e sulmuesit, i cili duket qartë se nuk është i vendosur në klub. Sezonin e kaluar 24-vjeçari spanjoll bëri 40 paraqitje për “Rossonerët”, por arriti të shënojë vetëm katër gola dhe të krijojë katër asistime gjatë 1654 minutave lojë.

Këtë sezon ai ka pasur problem për të gjetur kohë në fushë duke shpenzuar katër nga shtatë ndeshjet e Milanit në bankinë.

Ai ka kontribuar në një gol gjatë gjithë këtij sezoni brenda tri paraqitjeve të tij. Në sezonin e fundit në Spanjë, ai ka shënuar gjashtë herë dhe ka krijuar tetë asistime brenda 38 paraqitjeve, por dukej shumë më i rehatshëm në fushë me skuadrën spanjolle./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme