Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano ka zbuluar se Roma ‘e kishte shitur Francesco Totti te Chelsea’ dhe shpjegon pse ai zgjodhi Real Madridin para Interit.
Cassano luajti me Tottin te Roma dhe kishin një partneritet shumë të fryshëm, ndërsa nuk heziton të tregoj disa histori rreth tij.
“U ktheva në klub pasi kisha luajtur disa lojëra të shkëlqyera në Euro 2004, Totti kishte bërë një gabim pasi ai kishte pështyrë Christian Poulsen dhe Franco Baldini e kishte shitur atë te Chelsea. Unë isha e ardhmja e Romës”, ka thënë fillimisht Cassano gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë me Bobo Vierin dhe Lele Adanin.
Ish-ylli i Interit, Milanit dhe Real Madridit shpjegoi pse ai u largua nga Giallorossët në vend të tij disa vjet më vonë.
“Unë u largova nga Roma për shkak të zgjatjes së kontratës. Ata nuk e mbajtën fjalën”.
“Mendova se do të bashkohesha me Interin, por Ernesto Bronzetti më thirri dhe më tha se Real Madridi ishte i interesuar të më nënshkruante. Si mund ta refuzoja ofertën e tyre? Kam pasur disa dyshime, por nuk mund të thosha jo”.
“Unë mund të isha bashkuar me Juventusin kur isha në Bari, të dy klubet kishin arritur një marrëveshje, por pas tre ditësh Roma ofroi më shumë para”.
“Zgjodha Romën që ata ofruan një pagë më të lartë, por gjithsesi do ta kisha refuzuar Juven, sepse do të zgjasja tre ditë atje. Nuk ishte mjedisi i duhur për mua”, përfundoi ish-sulmuesi italian.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...