Antonio Cassano, i cili luajti për Real Madridin nga viti 2006 deri në 2008, foli për kohën e tij në klubi, duke treguar edhe për ndikimin e madh që ka presidenti Florentino Perez.
38-vjeçari në një bisedë me ish kolegun e tij te italian Christian Vieri, u ndal te përvoja e tij me klubin mbretëror.
“Unë isha në Real Madrid dhe është diçka ndryshe nga pjesa tjetër e botës”.
“Në këtë moment Florentino Perez është Papa, Mbreti dhe Kardinali”.
“Nëse ai vendos të ju ofrojë një kontratë (një vit) dhe ju keni një marrëveshje me një ekip tjetër që ju ofron tre vite, ai do të vendosë nëse ju qëndroni”.
“Shikoni, [Luka] Modric donte të largohej, ai qëndroi dhe fitoi “Topin e Artë”. [Fabio] Cannavaro, e njëjta gjë”.
“Atë vit ai kishte luajtur mirë me Juventusin, por ata mund t’ia kishin dhënë “Topin e Artë”, [Gigi] Buffonit ose [Zinedine] Zidanes nëse nuk do të kishte bërë goditjen me kokë (ndaj Matterazit”, tregon Cassano, duke nënvizuar ndikimin e Perez.
“Zlatan Ibrahimovic bëri një shaka me Topin e Artë dy vjet më parë dhe tha që Florentino e fitonte gjithmonë atë”, thotë Cassano.
Ibrahimovic bëri me të vërtetë një pretendim të tillë në 2018.
“Messi po garonte për Topin e Artë me Florentino Perez, jo me Cristiano [Ronaldon]”, kishte deklaruar suedezi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...