Antonio Cassano ka zbuluar se mesfushori i Chelseat dhe Italisë, Jorginho, ishte dakord me mendimin e tij se do të ishte një “skandal” nëse ai do të fitonte Topin e Artë përpara Lionel Messit.
Jorginho thuhet se do të fitojë çmimin më të madh individual pasi luajti një rol të madh në triumfin e Italisë në Euro 2020, si dhe fitoren e Chelseat në Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.
Por, ish-sulmuesi i Azzurrëve, Cassano ka pohuar se ylli i mesfushës pajtohet që çmimi duhet t’i shkojë gjithmonë Messit.
“E mbani mend kur thashë se çdo gazetari që voton për Jorginhon për Topin e Artë duhet t’i hiqet licenca?”, ka thënë fillimisht Cassano në një bisedë me Christian Vierin.
“Epo, unë isha në Formentera me familjen time dhe sapo u ula, ndjeva një prekje. ‘Antonio, ti je i mrekullueshëm!’ thoshte një zë. Kthehem për të pyetur se kush ishte, ai hoqi syzet dhe maskën, dhe ishte Jorginho!”.
“Unë i thashë, Jorgi, a mund ta besosh skandalin nëse ata do të të japin ty Topin e Artë dhe jo Messit? Ai u përgjigj se ai pajtohet absolutisht me mua, Messi duhet ta fitojë atë gjithmonë”.
“Tani e admiroj Jorginhon edhe më shumë. Ne po flisnim për 90 minuta të mira. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, shumë inteligjent, i përulur dhe i sjellshëm”, përfundoi ish-sulmuesi italian. /Telegrafi/
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë