Veterani Iker Casillas i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke nënshkruar edhe një vit kontratë me Porton
Ish portieri i Real Madridit ishte ndërlidhur me një largim nga Portugalia pasi që sivjet ai ndihmoi skuadrën e tij për të fituar Premiera Liga.
“Jam shumë i lumtur që do të jem këtu edhe për një vit. Ishte një vit fantastik për klubin dhe tifozët fantastik të këtij qyteti, të cilët me kanë mirëpritur me të gjitha gjërat shumë mirë qëkurse kam ardhur”, ka thënë Casillas për faqen zyrtare të Portos.
“Kishte thashetheme se unë mund të largohesha, por qëllimi i im gjithmonë ishte të vazhdoja. Fatmirësisht do të vazhdojë dhe jam i lumtur për këtë gjë”, ka thënë ish gardiani i Real Madridit dhe kombëtares se Spanjës.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...