Portieri spanjoll, Iker Casillas, sonte zhvillon ndeshjen e 1000-të në karrierën e tij profesionale.
Skuadra e tij aktuale, Porto, sonte do të takohet me Belenenses nga ora 21:00, në kuadër të kampionatit portugez.
Por, kjo ndeshje nuk për Casillas nuk do të jetë një ndeshje e zakontë, pasi sonte ai do ta zhvillojë ndeshjen e 1000-të në karrierë.
Këtë shifër magjike, e kanë arritur vetëm 20 lojtarë dhe njëri prej tyre ende është aktiv në futboll, dhe ai është i pa përsëritshmi, Gianluigi Buffon.
Casillas për Real Madridi ishte paraqitur në 725 ndeshje, ndërsa për Porton sonte do ta zhvillojë ndeshjen e 108-të.
Për kombëtaren spanjolle, Casillas, ka zhvilluar 167 ndeshje. /arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...