Iker Casillas është rikthyer në kohë që të flas për luftën që e kishte me Jose Mourinhon kur të dy ishin pjesë e Real Madridit.
Legjenda spanjolle ka thënë se ai nuk ka zbuluar asnjëherë në media gjërat që kishin ndodhur në zhveshtore edhe pse bashkëshortja e tij është gazetare.
“Ai (Mourinho) më akuzonte se unë isha shok i mediave”, ka thënë Casillas në një intervistë për Movistar+.
“I njoh gazetarët në media, si mund të mos i njoh? Por, është diçka tjetër kur vije pyetja te gjërat sekrete në klub”.
“Disa persona po flisnin për mua në klub, por unë heshta, nuk u përgjigja dhe e pranova se isha një shënjestër”, ka shtuar më tej portieri legjendar./Arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...