Google ADS

Casillas – Liverpool, ky është lajmi i fundit

18:45 | 30 Tetor 2017
M. A.

Iker Casillas nuk do t’i bashkohet Liverpoolit.

Portieri spanjoll që është pjesë e Portos, është përfolur për një kalim te Liverpooli, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por këtë spekulime, i ka hedhur poshtë agjenti i tij, Carlo Cutropia, duke folur për ‘Radio Renascena’.

“Kjo është një nga gjërat më absurde që kam dëgjuar ndonjëherë”, është përgjigjur pak sa i nervozuar agjenti i ish portierit të Liverpoolit.

“Iker është i lumtur në Porto, dhe nuk ka asgjë të vërtetë me Liverpoolin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme