Casillas i sigurt për të ardhmen: Unë trajner? Jo, jo, marr flakë shpejt

10:16 | 10 Maj 2024
KRG

Iker Casillas zbuloi se nuk ka në plan të drejtojë një ekip futbolli në të ardhmen e afërt, duke shpjeguar se nuk ka durim për këtë profesion të vështirë:

“Jam i sigurt që në të ardhmen nuk do të jem trajner, sepse të menaxhosh 23 lojtarë është shumë e vështirë.  Nuk e ndiej se mund ta bëj këtë punë, marr flakë shpejt. Më pëlqen futbolli, megjithëse nuk e ndjek çdo ditë si dikur, por kur Reali i Madridit luan një ndeshje të madhe si dje, dua ta shkoj”, tha ish-portieri në një event të organizuar nga Fontarel.

Spanjolli foli edhe gafën e Nueuerit në ndeshjen e Bernabeut, kur deri në ato momente gjermani pati një paraqitje të shkëlqyer:

“Mund të jesh mirë për 89 minuta, por nëse keni dy minuta të këqija, do të kritikoheni. Unë kam jetuar gjithmonë me presionin e vazhdueshëm te Reali dhe përfaqësuesja spanjolle.”

Së fundi, Casillas dha mendimin e tij sesi të rinjtë duhet t’i qasen sportit, duke kërkuar që t’u shmangen krahasimeve me më të mirët në botë:

“Këshilla ime është që gjëja më e rëndësishme është të argëtohesh dhe të mësosh. Kur je i vogël dhe fillon të luash futboll, duhet ta shijosh atë, mjedisi duhet të jetë i ndjeshëm dhe prindërit nuk duhet t’i shohin fëmijët e tyre si Cristiano Ronaldon, Lionel Messin apo Vinícius Júniorin e ardhshëm, duhet t’i lënë të kënaqen dhe të mësojnë.”/SS

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme