Casemiro testet mjekësore të premten, pastaj marrëveshja me Man Utd

08:04 | 19 Gusht 2022
K.B

Casemiro mund t’i kalojë orët e tij të fundit si lojtar i Real Madridit, pasi mediat nga Anglia, shkruajnë se marrëveshja mes futbollistit dhe klubit anglez është arritur dhe po priten vetëm ekzaminimet mjekësore.

Pas tre ditësh meditimi, studimi dhe reflektimi për propozimin e bërë nga drejtuesit e klubit anglez, braziliani ka dhënë ‘ok’ për t’u bërë pjesë e listës së pagave të një prej skuadrave më të mëdha të futbollit në botë.

Sipas raportimeve nga Anglia, Casemiro duket i prerë, por Ancelotti dhe lojtarët besojnë që i do të qëndrojë edhe më gjatë në Real Madrid.

Shuma e marrëveshjes mes dy klubeve është afër 70 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme