Casemiro: Ronaldo e meriton Topin e Artë, jo Luka Modric

18:20 | 20 Shtator 2018
Arbresh Info

Gara për Topin e Artë po nxehet dhe të gjithë kanë mendimin e tyre se kush duhet ta fitoj këtë çmim. Në dhjetë sezonet e fundit, çdo vit këtë çmim e fitoi ose Leo Messi ose Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, këtë sezon ekziston një person i tretë në garë për çmimin prestigjioz. Luka Modric është përkrahur nga shumë për të fituar Topin e Artë pasi mori çmimin Lojtari i Vitit nga UEFA., transmeton portali arbresh.info.

Casemiro është pyetur se kush duhet të fitoj çmimin nga ‘France Football’ këtë vit dhe në formë befasuese, ai nuk zgjodhi bashkëlojtarin e tij te Real Madridi. Braziliani zgjodhi Cristiano Ronaldon dhe jo Luka Modricin.

“Viti i Lukas ka qenë spektakolar. Por, për mendimin tim, unë do t’ia kisha thënë Cristiano Ronaldos sepse ai ka qenë më i miri sezonin e kaluar”, u ka thënë Casemiro gazetarëve.

Portugezi i ndihmoi Real Madridit të fitoj Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ndërkohë që Modric luajti një rol të rëndësishëm gjithashtu.

Por, performancat e kroatit në Kampionatin Botëror i kanë dhënë atij këtë shtytje dhe shumica besojnë se ai do të fitoj këtë vit çmimin e madh./arbresh.info/

Të ngjashme