Nëse Real Madridi përfundon sezonin 2018/19 pa siguruar asnjë trofe, të paktën shfaqja e Vinicius Junior do të jetë një gjë pozitive si për klubin ashtu edhe për tifozët.
Adoleshenti brazilian nga skuadra Castilla ka arritur të bëhet padyshim njëri nga lojtarët kryesor në linjën frontale të ‘Los Blancos’ brenda më pak se një viti, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se shikoni lojën e tyre, gjithçka duket se realizohet përmes talentit 18-vjeçar dhe e njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar në El Clasico pavarësisht disfatës 3 me 0.
Sidoqoftë, Casemiro nuk është i lumtur që e gjithë vëmendja shkoi te bashkëkombësi i tij pas ndeshjes.
“Vinicius është një lojtar që rrezikon dhe nuk ka frikë nga ndeshjet e mëdha, por nëse ne flasim vetëm për të kur ne luajtëm një pjesë të parë ndër më të mirat e sezonit, është e padrejtë”, ka thënë Casemiro për Sport.
Ai mund të ketë të drejtë për shkak se një numër i madh yjesh te ‘Los Blancos’ kanë treguan vlerën e tyre në ndeshje dhe jo vetëm Vinicius./arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?