Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, thotë se është e rëndësishme që futbolli të kthehet në Spanjë dhe thotë se, nëse kjo gjë ndodh, atëherë kjo do ta dëshmojë që shoqëria mund t’i kthehet normalitetit pas krizës së koronavirusit.
Tifozët e futbollit i përjetuan ndeshjet e para elitare të drejtpërdrejta të shtunën me kthimin e Bundesligës dhe, përderisa ndeshjet u zhvilluan pa tifozë në stadium, ato shërbyen si argëtim për tifozët e izoluar nëpër shtëpitë e tyre, transmeton Gazeta Express.
Edhe futbolli spanjoll po shpreson ta ndjekë shembullin e Bundesligës, përderisa kreu i La Ligës, Javier Tebas, për momentin e ka synim rinisjen e kampionatit më 12 qershor.
“Është një hap me të vërtetë i rëndësishëm – jo vetëm për futbollin, por edhe për shoqërinë – për t’u treguar njerëzve se është i mundur kthimi në normalitet”, ka thënë Casemiro.
“Nuk ka të bëjë me vetëm zhvillimin e ndeshjeve të futbollit, por edhe me daljen e njerëzve nga shtëpitë e tyre”.
“Mendoj se nëse ne i respektojmë masave që na janë rekomanduar, atëherë edhe ne do të mundë të kthehemi”.
Klubet e La Ligës tashmë janë kthyer në stërvitje, në përgatitje për t’i rinisur ndeshjet e këtij sezoni.
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...