Google ADS

Casemiro: E dinim se ndeshja ndaj Osasunas do të ishte e tillë

21:31 | 9 Shkurt 2020
Arbresh Info

Casemiro është shprehur i kënaqur me fitoren e Real Madridit ndaj Osasunas (4-1), në ndeshjen e javës së 23-të në La Liga.

Los Blancos ishin mysafirë në këtë sfidë dhe patën vështirësi në momente të caktuara, mirëpo në fund ia dolën të fitonin bindshëm.

“Ishte një ndeshje tipike ndaj Osasunas. Duhet t’i urojmë ata, sepse kanë tifozë që bëjnë shumë atmosferë”.

“E dinim se ndeshja do të ishte e këtillë, ata bënin shumë presion në 15 minutat e para dhe pastaj, prej se e morëm kontrollin, shkoi ashtu si menduam ne”.

“Nuk deshëm të pranonim gol, por u kthyem shumë mirë. E kontrolluam ndeshjen mirë dhe bëmë një lojë me fokus shumë të madh”, ka thënë Casemiro pas ndeshjes. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme