Mesfushori i Real Madrid-it, Casemiro në një intervistë ka biseduar për shumë tema e ndër to edhe për yjet si Kylian Mbappe, Gareth Bale dhe Eden Hazard.
Braziliani është në formë të mirë, derisa edicionin e kaluar arriti të fitojë La Liga-n, transmeton portali arbresh.info.
Casemiro ka thënë se ndjenja si lider është mirë dhe synojnë trofe të shumtë këtë edicion.
“Jemi liderët. Ndjenjat janë të mira. Shpresoj që njerëzit të flasin dhe ne të vazhdojmë të jemi lider. Kemi skuadrën e njëjtë si vitin e kaluar që fituam ligën. E dimë që skuadra momentale është e fortë”.
Mesfushori defensivë gjithashtu dha mendimin edhe për yjet Gareth Bale, Kylian Mbappe dhe Hazard.
Hazard: “E di që është duke vuajtur, por në stërvitje mund të shohësh që është i mirë. Kur të nis të gjejë ritmi dhe të luajë tri ose katër ndeshje, do rikthehet siç ka qenë gjithmonë. Vitin e kaluar ishte i lënduar në momentet më të mira. I duhet vazhdueshmëri”.
Bale: “Ai shkonte mirë me të gjithë. Kur luan, nëse është i fokusuar, është ndër më të mirët në botë, në top 5 pa dyshime. Ishte kënaqësi që e ndajta dhomën e zhveshjes me dikë si ai. Shpresoj se gjithçka shkon mirë për të te Tottenham. I vlerësojë të gjitha golat që shënoi në finale. Kur mendoj për të, me kujtohen gjërat e mira”.
Mbappe: “Është lojtar i mirë dhe në këtë klub për shumë emra s’lejohet të flasim. Nëse Madrid do i transferonte të gjithë, do kishim 100 lojtarë në skuadër. Mbappe nuk është lojtari ynë dhe do flas për të kur të jetë, ose një ditë kur të vijë. E pëlqej, por gjithashtu i pëlqej Neymar dhe Coutinho”.
Real-i është lider në La Liga me 10 pikë të tubuar në katër xhiro, kurse në Ligën e Kampionëve janë në grup me Monchengladbach, Inter dhe Shakhtar./arbresh.info.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...