Skuadrës së Skënderbeut i është rikthyer titulli i kampionit për sezonin futbollistik 2015- 2016, një “kurorë” të cilën ia hoqi Komisioni i Disiplinës së futbollit shqiptar.
Lajmi është njoftuar vetë nga klubi korçar përmes një postimi në rrjetin social ku shkruhet se CAS ka pranuar kërkesën e dorëzuar nga Skënderbeu.
“Pas kërkesës së Skënderbeut kundër vendimit të 23 qershorit 2017 të Komitetit të Etikës të Federatës Shqiptare të Futbollit, CAS vendos anulimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Arbitrazhit sportiv.
Vendimi i marrë nga Komisioni i Etikës pranë FSHF-së erdhi si pasojë e ndëshkimit të UEFA-s për akuzën e trukimit të ndeshjeve. Në atë kohë Partizani kërkoi marrjen e titullit kampion, por Skënderbeu e apeloi çështjen në CAS dhe sot kjo e fundit i ka dhënë të drejtë korçarëve.
https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/photos/a.514189058618820.1073741826.187998704571192/1668848593152855/?type=3
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...