Carvajal zbulon se kush është lojtari më i mirë sipas tij në histori të Real Madridit

18:24 | 25 Korrik 2018
Arbresh Info

Lojtari i Real Madridit, Dani Carvajal ka pretenduar që Raul Gonzalez Blanco është lojtari më i mirë në histori të klubit.

Ndryshe nga i gjithë paneli i gazetarëve gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, spanjolli zgjodhi ish kapitenin e skuadrës, transmeton portali arbresh.info.

“Unë identifikohem shumë me Raulin pasi ai është një lojtar nga akademia dhe dikush që ka fituar gjithçka me punën e tij dhe përpjekjet e tij”, ka thënë fillimisht ai për ‘BeIN Sports’.

“Nuk mendoj se ai ka qenë lojtari më i shpejtë, as lojtari që e ka kontrolluar topin më së miri, madje as lojtari më i mirë, por ai ka bërë gjithçka në mënyrën e duhur”

“Për golat që ai ka shënuar për Real Madridit, për mua ai është lojtari më i rëndësishëm i klubit”

Raul u largua nga Real Madridi në vitin 2010, tri vite para debutimit zyrtar të Carvajalit me ‘Los Blancos’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme