Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal ka zbuluar se superylli i Paris Saint Germain, Neymar, ka thënë një herë se do të nënshkruante për gjigantin spanjoll.
Rasti ndodhi 12 vite më parë kur Neymar ishte duke u stërvitur me skuadrën e të rinjve të ‘Los Blancos’ në vitin 2006 kur ai ishte ende nën kontratë me skuadrën braziliane Santos, transmeton portali arbresh.info.
Carvajal ishte gjithashtu pjesë e tyre dhe ka folur rreth deklaratave të Neymarit që në një të ardhme do të transferohej në Real Madrid.
“E mbaj mend në formë perfekte Neymarin në skuadrën e të rinjve”, ka thënë mbrojtësi spanjoll për ‘Libero’.
“Ai na ka thënë se do të qëndronte dhe ne e kemi ngritur lartë dhe festuam së bashku me të”
Braziliani nisi karrierën te skuadra e fëmijërisë Santos, ku me shpejtësi tregoi aftësitë e tij që i siguruan më pas kalimin te rivali i Real Madridit – Barcelona.
Derisa po luante te gjiganti katalunas, Neymar dëshironte t’i largohej hijes së Lionel Messit dhe në formë befasuese kaloi te PSG./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...