Google ADS

Carvajal ka një mesazh për Luke Shaw , përgjigja e tij është e mrekullueshme

09:05 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Spanja dhe Anglia u takuan me njëra tjetrën në kuadër të Ligës së Kombeve, takim ky i cili u fitua nga spanjollët me rezultatin 2:1.

Ishte një moment qetësie në ndeshje kur Carvajal dhe Shaw u përplasën me njëri tjetrin

Mbrojtësi anglez pësoi lëndim të rëndë, dhe ishte Carvajal i cili menjëherë u afrua për tu interesuar për shëndetin e tij. Spanjolli nuk lëvizi nga vendi për 6 minuta deri sa stafi mjekësor anglez kujdesej për Shaw.

Mbrojtësi spanjoll gjithashtu kërkoi numrin e anglezit nga David de Gea, i cili është bashklojtarë me të në United dhe i dërgoi një mesazh atij.

Përgjigja e Shaw ishte e mrekullueshme.

“Jam një luftëtar. Do të kthehem shpejt” ka shkruar mbrojtësi i United.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme