Google ADS

Carvajal: Isco mund të luftoj ende për pozitë startuese

12:27 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal insiston se Isco ende mund të luftoj për një vend në planet e trajnerit Santiago Solarit.

Isco ka dështuar për të siguruar një pozitë startuese në pesë ndeshjet në të cilat Solari ka qenë në detyrë, transmeton portali arbresh.info.

“Isco tashmë është një lojtar i pjekur, ai ka qenë këtu për shumë vite dhe jam i sigurt se kur trajneri t’i jap shansin atij, ai do ta shfrytëzojë atë”, ka thënë Carvajal.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai është një lojtar që kontribuon në shumë gjëra”

“Vendimi për ta vendosur në formacionin startues apo jo është i trajnerit, por unë e shoh atë duke punuar mirë dhe jam i sigurt se ai do të përfundoj duke qenë një lojtar i rëndësishëm për ne”

‘Los Blancos’ do të përballjen si nikoqir mbrëmjen e sotme (e shtunë) me Valencian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme