Real Madridi do të përballet në takimin kthyes të gjysmëfinales në Ligë të Kampionëve kundër Bayern Munichut në mungesë të Dani Carvajal.
Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili u detyrua të largohet nga fusha për shkak të dhimbjeve të mëdha ndaj “Bavarezëve” mbrëmjen e kaluar, do të qëndroj jashtë fushës për dy ose tri javë, transmeton portali arbresh.info.
Zinedine Zidane do të detyrohet tani të përgatitet për tu përballur sërish me Franck Riberyn për shkak se mbrojtësi i tij më i mirë nuk është në gjendje të luaj.
Lucaz Vazquez bëri një punë shumë të mirë prapa në dhjetë minutat e fundit, për është e vështirë për të gjykuar nëse do të jetë në gjendje të duhur për tu përballur me të brenda 90 minutave.
Carvajal ishte suspenduar në takimin e parë kundër Paris Saint Germain dhe Nacho Fernandez ishte shfrytëzuar si zëvendësues i tij, por tani lojtari është i lënduar.
I vetmi opsion duket të jetë Achraf Hakimi./arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...