Google ADS

Carragher: Finalja e Cityt është ndaj Realit, jo kundër Milanit ose Interit

09:58 | 2 Maj 2023
K.B

Po afrohen gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, dhe tanimë vetëm se kanë filluar parashikimet.

Ish-futbollistin anglez, Jamie Carragher, ka folur për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Sipas Carragher Interi ose Milani nuk do të kenë shanse të mposhtin Manchester Cityn në finale nëse skuadra e Pep Guardiolës e eliminon Real Madridin.

Milan-Inter dhe Real Madrid-Manchester City janë dy gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Inter ose Milan të dënuar në rast të finales së Champions! Nuk kanë asnjë shans ndaj Manchester City. Finalja e ekipit te Guardiolas është ndaj Real Madrid”, ka thënë Carragher.

Kujtojmë se vitin e kaluar ekipi e Pep Guardioles nuk patën kujtime të mira me Real Madridin, ata u mposhtën në minutat e fundit të ndeshjes duke u eliminuar nga gjysmëfinalja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme