Sulmuesi i Los Angles FC, Carlos Vela ka zbuluar se ishte “shumë afër” për t’iu bashkuar Barcelonës në formë huazimi gjatë afatit kalimtar në janar të këtij viti.
30-vjeçari ka shënuar 66 gola në La Liga te Real Sociedadi gjashtë shtatë sezoneve para se t’i bashkohej klubit nga Arsenali në vitin 2011, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi meksikan ka shënuar 53 gola brenda 66 paraqitjeve për Los Angeles qysh pas transferimit në MLS nga Real Sociedadi në janar të 2018-ës, por është përfolur edhe një herë për rikthim në futbollin spanjoll.
Tani, ai ka zbuluar se ishte shumë afër transferimit në Camp Nou në janar të 2019-ës, por “Blaugranët” eventualisht zgjodhën të nënshkruajnë me sulmuesin Kevin Prince Boateng në huazim nga Sassuolo në vend të tij.
“Isha shumë afër. Pse të thuash jo që të luash me Messin për katër muaj dhe më pas të rikthehesh në Los Angeles? Shijo, mëso dhe më pas ktheu në shtëpi”, ka shpjeguar vela për New York Times.
Vela ka qenë në formë jetësore në MLS këtë sezon duke shënuar 36 gola brenda 32 paraqitjeve, por nuk ka qenë pjesë e Meksikës qysh pas Kampionatit Botëror 2018./arbresh.info/
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...