Carlos Tevez tronditi klubin e tij Boca Juniors kur u rikthye në stërvitje javën e kaluar me një lëndim të marrë nga një ndeshje e zhvilluar në oborr të një burgu.
Sulmuesi argjentinas u lëndua derisa ishte në vizitë te vëllai i tij Juan Alberto Martinez në burgun me siguri maksimale Bouwer që gjendet në Cordoba, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Clarin Sports’, ish ylli i Manchester United zhvilloi një ndeshje futbolli në oborrin e burgut me të burgosurit para se të largohet nga objekti.
Vëllai i Tevezit është dënuar në vitin 2010 me 16 vite burg për shkak se ishte pjesë e një grabitje të armatosur.
Sulmuesi 34-vjeçar u rikthye te klubi i tij i fëmijërisë në muajin janar pas një kohe të shpenzuar te Shanghai Shenhua në Super Ligë të Kinës ku kishte një pagë javore prej 650 mijë funta në javë.
Tevez nuk arriti të shkëlqente në Kinë, por tashmë duket se është rikthyer në formën e tij pasi ka realizuar tri gola brenda tetë ndeshjeve në vendlindjen e tij./arbresh.info/
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe