Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos ka kërkuar nga ish klubi i tij të nënshkruaj me Dele Allin.
Lideri në La Liga dëshiron të sjell një emër të madh në skuadër derisa e ardhmja e James Rodriguez vazhdon të mbetet ende e pa qartë, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer. Më pëlqen shumë, e kam parë duke luajtur disa ndeshje të mrekullueshme në Angli”, tha braziliani. “Sigurisht, transferimi nuk varet nga unë, vendoset nga presidenti. Por ne duhet gjithsesi të nënshkruajmë me të. Ai padyshim se është i mirë mjaftueshëm për Real Madridin”
Lexo më shumë: Çfarë bëri Cristiano Ronaldo para golit të fundit ndaj Atleticos? (VIDEO)
Eden Hazardi i Chelseat është një lojtar tjetër që Zinedine Zidane është duke kërkuar për transferim.
Alli thuhet se gjendet në listën e shënjestrave për transferim te ‘Los Blancos’ dhe mund të kushtoj rreth 80 milionë funta.
Megjithatë, edhe pse Carlos mendon se transferimi i Allis në Real Madrid do të ishte i mrekullueshëm, ai thekson se ata kanë në skuadër kanë lojtarët më të mirë në botë.
“Mendoj se Real Madridi do të jetë jo aktiv sepse ata tashmë kanë lojtarët më të mirë në botë, ata nuk kanë nevojë të blejnë dikë”, shtoi Carlos./arbresh.info
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...