Carlo Ancelotti udhëton për në Londër pasi doli negative për Covid

09:52 | 6 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Carlo Ancelotti do të jetë sonte në Londër për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Real Madridit me Chelsean.

Ancelotti kishte rezultuar pozitiv me Covid javën e kaluar dhe mungoi për ndeshjen e tyre me Celta Vigon të shtunën.

Megjithatë, trajneri italian ka rezultuar negative gjatë testimin mëngjesin e së mërkurës dhe tani do të udhëtojë drejt kryeqytetit anglez për ndeshjen e sotme.

Los Blancos përballen me skuadrën e Thomas Tuchel në Stamford Bridge me vetëm 28 mijë tifozë vendas të lejuar në tokë për shkak të sanksioneve të qeverisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme