Carlo Ancelotti ka mbushur një muaj nga shkarkimi si trajneri i Bayernit.
Trajneri italian është ende i pa punë por kjo gjendje nuk pritet të zgjasë shumë, pasi ai së shpejti pritet të marrë drejtimin e ndonjë skuadre të madhe.
Ish-trajneri i Milanit, Chelseat e Real Madridit është kthyer të flasë për shkarkimin nga gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Sipas Ancelottit drejtuesit e Bayernit nuk besonin më tek puna e tij dhe për këtë erdhi shkarkimi.
“Drejtuesit e klubit nuk besonin më në punën time dhe për këtë erdhi edhe shkarkimi, por që tani më nuk ka rëndësi. Tani vetëm dua ta shijoj futbollin si një tifoz”, u shpreh Ancelotti.
Italiani ka zbuluar se së shpejti pret të marrë drejtimin e ndonjë skuadre që ka projekt fillestar dhe të punojë i qetë.
“Dua të drejtoj ndonjë skuadër me një projekt fillestar që të punojë në qetësi. Profesioni i trajnerit është që nëse pëson humbje presioni rritet vetvetiu. Nuk jam duke u ngutur, pasi po pres që me qetësi të marrë drejtimin e ndonjë skuadre”, u shpreh Ancelotti.
Tutje trajneri italian ka folur edhe për ish-skuadrën e tij Milanin që nuk po kalon nëpërnj një moment të mirë.
“Në futboll asgjë nuk vjen si me magji. Duhet të gjithë të kenë durim te Milani për të gjetur lojtarët e përshtatshëm për projektin e Milanit”.
“Milani ka bërë blerje të jashtëzakonshme, por duhet më shumë kohë. Vendi i katërt është shumë i rëndësishëm për Milanin pasi do të luanin në Ligën e Kampionëve”, theksoi trajneri italian.
Përveç Milanit dhe Bayernit, Ancelotti më parë ka drejtuar edhe Juventusin, Chelsean, Real Madridin, PSG-në, Parman dhe Reggianan.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...