Carlo Ancelotti dëshiron të rikthehet në Premierë Ligë dhe West Hami mund të jetë klubi përfitues.
Trajneri i shumëvlerësuar u shkarkuar dje (e enjte) nga Bayern Munichu pas një fillimi të dobët në sezonin e ri, transmeton portali arbresh.info.
Bayern Munichu humbi 3 me 0 në Ligë të Kampionëve kundër Paris Saint Germainit mbrëmjen e së mërkurës dhe ende pa u rikthyer në Gjermani, Ancelotti është liruar nga detyra e tij.
Fituesi i trefishtë i Ligës së Kampionëve si një trajner tani ka nisur kërkimet për klubin e ri. Pas kohës së shpenzuar në AC Milan, Real Madrid dhe Chelseat, 58-vjeçari besohet se nuk do ta ketë problem gjetjen e punës së re.
Bazuar në ‘The Telegraph’, Ancelotti do të preferonte rikthimin në Premierë Ligë.
Ai posedon një shtëpi në Londër nga koha e tij në Chelsea, ku fitoi titullin, trofeun ‘FA Cup’ dhe ‘Community Shield’ gjatë dy viteve të shpenzuar.
Si rezultat i kësaj, West Hami mund të kërkojë për të zhvillohet negociatat me Ancelottin.
Trajneri i “Hammers”, Slaven Bilic është nën presion të vazhdueshëm te klubi në London Stadium dhe për shkak të rezultatit të dobët këtë edicion, problemet në shtëpi ndaj Swanseas mund t’i japin fund kohës së kroatit në klub./arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe