Carlo Ancelotti refuzon Italinë

15:44 | 19 Nëntor 2017
Arbresh Info

Sipas shumë raporteve, Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë mundësinë për të menaxhuar Italinë.

Ish trajneri i Bayern Munichut ishte favorit për të marrë detyrën te Italia pas dështimit të tyre për kualifikuar vitin e ardhshëm në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.

Por, bazuar në agjentin Giovanni Branchini, Ancelotti ka refuzuar ofertën për të qenë pasardhësi i Gian Piero Venturas.

Besohet se negociatat me Ancelottin dhe drejtorët e Italisë janë zhvilluar disa ditë më parë.

Megjithatë, Ancelotti thuhet se nuk ka vendosur për të mos marrë detyrën deri sa të bëhet përmirësimi i sistemit të futbollit italian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme