Carlo Ancelotti në radarin e Napolit

18:32 | 2 Maj 2018
Arbresh Info

Carlo Ancelotti është një opsion për Napolin nëse Maurizio Sarri largohet gjatë verës.

Sipas raporteve nga mediat në Itali, Sarri mund të marr drejtimin në Premierë Ligë te klubet si Chelsea, Arsenali, madje edhe Tottenham Hotspur, transmeton portali arbresh.info.

Ndër kandidatët për të marrë përsipër klubin në Stadio San Paolo këtë verë është edhe Ancelotti, i cili është i lirë që nga shkarkimi nga Bayern Munichu.

Ancelotti refuzoi detyrën e ofruar nga kombëtarja e Italisë duke insistuar se dëshiron të punoj ende në nivel me klube dhe Napoli mund të jetë një udhëtim i ri intrigues për të.

“Partenopei” nuk ka fituar titullin në Serie A që nga ditët e Diego Armando Maradonas në vitet e 90’ta dhe aktualisht qëndrojnë katër pikë larg nga lideri – Juventusi derisa kanë mbetur edhe tri ndeshje për tu zhvilluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme