Carlo Ancelotti: Mohamed Salah më i miri në botë – për pozicionin e tij

23:39 | 14 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah është lojtari më i mirë në botë për pozicionin e tij.

Salah e bëri këtë pretendim vetë këtë javë.

Trajneri i Los Blancos, Ancelotti nuk ka asnjë shqetësim që të quajë Salah-un anësorin më të mirë në botë – por nuk do ta zgjasë këtë nder për të qenë lojtari më i mirë në përgjithësi.

“Salah ka thënë se në pozicionin e tij ai është më i miri në botë dhe mendoj se ka të drejtë”, u tha Ancelotti gazetarëve.

“Jam dakord me të. Në pozicionin e tij, po, ai është më i miri në botë”, përfundoi tekniku italian./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme