Google ADS

Carlo Ancelotti me fjalë të mëdha për Diego Simeonen

09:38 | 12 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka nderuar homologun e tij të Atletico Madrid, Diego Simeone, përpara derbit të së dielës.

Ancelotti lavdëroi Simeone për atë që ka arritur me Atleticon.

Ai e ka vendosur klubin në mesin e më të mirëve në Evropë.

‘Ai ka fituar tituj dhe vazhdon ta bëjë këtë në mënyrë të përsosur. Ajo që ka ndodhur me Simeone është gjithçka që duan trajnerët, të qëndrojnë për një kohë të gjatë në një klub dhe të lënë gjurmë”.

“Shpresoj që ajo që ndodhiu me Simeone të më ndodhë mua, të qëndroj në klub për shumë vite”.

Trajneri italian mendon se është e rëndësishme që skuadra e tij të qëndrojë e fokusuar në detyrën për të fituar tre pikë, pavarëisht nga përmasat e rivalitetit.

“Janë tre pikë në lojë, është emocionale të luash një derbi kundër një rivali të drejtëpërdrejtë, një rivali të madh”, tha ai gjatë konferecës për shtyp.

“Është e qartë se do të ketë më shumë presion mbi të dyja skuadrat, të gjithë tifozët e ndjejnë këtë ndeshje në një mënyrë të veçantë, por për tabelën janë tre pikë dhe kjo është ajo që duhët të bëjmë, të luajmë për të fituar tre pikët dhe bëjmë të lumtur fansat tanë”.

Një pikpyetje e madhe që u duk mbi Real Madrid ishte gjendja fizike e Karim Benzema, por Ancelotti ka konfirmuar se ai do të luajë.

“Ai është stërvitur mirë”, tha Ancelotti për francezin.

“Ai ka ndjenja të mira, do të jetë i disponueshëm, do të luajë”.

“Ne të gjithë jemi stërvitur, përveç Ceballos i cili do të jetë i gatshëm javën e ardhshme”.

“Dua të lavdësroj punën e ekipit mjekësor dhe të trajnerëve, që të kemi të gjithë skuadrën gati”.

“Në këtë kohë të sezonit është se ata po bëjnë një punë të shkëlqyer”.

Real Madrid do të jetë nikoqir i Atletico Madrid në “Santiago Bernabeu” të dielen, në ndeshjen e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info

Të ngjashme