Google ADS

Carlo Ancelotti ka hyrë në histori si trajner në Champions League

13:52 | 9 Nëntor 2023
D.H

Real Madridi mbrëmë ka arritur të fitoj lehtësisht në ndeshjen e katërt të Champions League, ndaj Bragës me rezultat 3-0.

Kjo fitore është historike për trajnerin italian të Real Madridit, Carlo Ancelotti, shkruan Arbresh.info.

Ancelotti ka arritur fitoren e 116-të në histori të Champions League dhe është bërë trajneri i parë që arrin këtë sukses duke kaluar Alex Fergusonin që ka 115 fitore.

Pas tyre vjen Pep Guardiola i Manchester Cityt me 107 fitore deri tani dhe me shumë gjasa, spanjolli do ta thyejë këtë rekord së shpejti. /Arbresh.info/

Të ngjashme