Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i ka bërë thirrje portierit të Rayo Vallecanos, Augusto Batalla, të marrë më shumë kalium pasi po simulonte kundër Realit.
Lojtarët e Real Madridit barazuan 3:3 në një lojë fenomenale të Rayo Vallecanos dhe kështu humbën shansin për të marrë kryesimin e tabelës së La Ligës, të paktën përkohësisht, dhe Ancelotti kishte diçka për t’i thënë Augusto Batalla-s.
Në fund të lojës, Batalla ishte shtrirë në fushë duke u ankuar për ngërçe dhe Ancelotti ka ironizuar pasi u pyet nëse po simulonte apo kishte vërtet probleme.
“Nuk ishte hera e parë që Batalla ankohej për ngërçe. Ai duhet të marrë më shumë kalium”, tha trajneri i Real Madridit.
Përveç kësaj, Reali ishte i pakënaqur me gjykimin e ndeshjes nga gjyqtari Juan Martínez Munuera, madje njoftoi në faqen zyrtare se ata ishin dëmtuar nga vendimet e diskutueshme të tij.
Sigurisht që vëmendjen më të madhe e tërhoqi situata në minutën e 76-të, kur Vinicius u rrëzua në zonën e rreptësisë së vendasve, por nuk pati penallti.
Reali ka një pikë më pak në tabelë se Barcelona, që luan sot kundër Leganes, por mbretërorët kanë edhe një ndeshje më pak që nuk kanë luajtur ende kundër Valencias. /Telegrafi/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...