Google ADS

Carlo Ancelotti: Fitorja ndaj Real Sociedad, më se e merituar

09:00 | 5 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Real Sociedadit.

“Los Blancos” fitore me rezultat 2-0 kundër Sociedad në “San Sebastian”.

Në tetë fitore radhazi, Ancelotti tha se “Këto statistika surgjerojnë se ne po përformojmë mirë”.

“Ky është një vend i vështirë për t’u ardhur dhe ata janë një skuadër e fortë. Ne luajtëm mirë dhe e merituam fitoren pas asaj që ishte një paraqitje e fortë e gjithanshme”.

“Ne luajtëm mirë dhe e merituam fitoren pas asaj që ishte një paraqitje e fortë, e gjithanshme. Ne e kemi atë epërsi në krye sepse po luajmë mirë, po tregojmë veten si një skuadër solide dhe po e marrim atë qëndrueshmëri në rezultate tona”.

“Dukej sikur ishte një lojë e drejtpërdrejtë, por jo sepse Real Sociedad ka cilësi të vërtetë dhe fakti që ata nuk ishin në gjendje të tregonin gjithë atë cilësi varet nga ekipi im, i cili bëri një paraqitje të fortë të gjithanshme”.

“Nuk dua të shkoj të mendoj për triumfin në LaLiga tani dhe unë dua që askush të mendojë për këtë sepse çdo ndeshje është një betejë dhe ne duhet të jemi shumë të zgjuar sepse ndeshjet tona të ardhshme nuk janë edhe aq të lehta, ashtu si ato që kemi luajtur deri tash”, përfundoi tekniku italian në një konferencë pas ndeshjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme