Carlo Ancelotti është zyrtarizuar si trajner i ri i Napolit dhe ka nënshkruar kontratë tre vjeçare pasi Maurizio Sarri u shkarkua sot.
“Calcio Napoli kanë kënaqësinë të ju njoftojnë që ka arritur marrëveshje që trajner i skuadrës të jetë Carlo Ancelotti për tri sezonet e ardhshme, duke filluar nga sezoni i ri 2018-19”.
“Nuk mund të flas për momentin, shihemi më 9 korrik”, ka thënë Ancelotti për Sky Sport Italia nga aeroporti i Fiumicinos në Romë.
Data për prezantimin zyrtarë të tij në Napoli pritet të bëhet me një konferëncë për shtyp para sezonit të ri.
Ish trajneri i Juventusit, Parmës, Milanit, Chelseat, Paris Saint – Germainit, Real Madridit dhe Bayern Munichut u takua në rezidencën e presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiss mbrëmë ku edhe u dakorduan për marrëveshjen.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...