Carlo Ancelotti e konfirmon se Benzema është i gatshëm të përballet me Atleticon

19:14 | 11 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Real Madrid pret Atletico Madridin në Santiago Bernabeu në një barazim që mund të përcaktojë garën e titullit të këtij sezoni në LaLiga nesër mbrëma.

“Los Blancos” janë në krye të tabelës duke prirë me 10 pikë më shumë se “Los Rojiblancos”, kampionëve aktual të Spanjës.

Lojtarët e Carlo Ancelotti thjeshtë janë duke shkëlqyer në secilën ndeshje që po iu del përpara. Ata mundën Sevillan në Madrid dy javë më parë dhe e përcejllën me një tjetër fitore përballjen kundër Real Sociedad 2-0, përpara se të siguronin vendin e parë në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve falë fitores kundër Interit.

Atletico po jeton një moment tjetër. Ata kaluan në 1/16 e Ligës së Kampionëve në ndeshjen e fundit, duke mposhtur Porton dhe u ndihmuan nga “paaftësia” e Milanit për të mposhtur Liverpoolin në “San Siro”. Brenda vitit, ata janë dukur të pasigurt, ku u treguan vetëm një hije e skuadrës që fitoi titullin e LaLigës edicionin e kaluar.

“Statistikat thonë se janë tre pikë”, tha Ancelotti në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, përcjellë “Marca”.

“Pastaj është aspekti emocional, i cili vjen me luajtjen e një derbi kundër një rivali të drejtpërdrejtë. Është e qartë se kjo do të ushtrojë më shumë presion mbi të dyja skuadrat. Është një lojë që tifozët e ndjejnë në një mënyrë të veçantë, por në tabelë janë tre pikë. Ne do të përpiqemi të marrim ato tre pikë dhe t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”.

Ancelotti gjithashtu konfirmoi se Karim Benzema, i cili humbi fitoren ndaj Interit për shkak të lëndimit, do të ishte i aftë për të luajtur.

“Sot ai është stërvitur mirë”, tha tekniku italian.

“Ai ndihet mirë, është i disponueshëm dhe nesë do të luajë. Të gjithë u stërvitën përveç Ceballos, i cili do të stërvitet javën e ardhshme. Dua të theksojë punën e ekipit tonë mjekësor dhe trajnerëve, sepse të kesh pothuajse të gjithë lojtarët tanë në dispozicion në këtë pikë të sezonit është dëshmi e punës së tyre”, ka përfunduar Ancelotti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme