Carles Puyol konfirmon largimin e Messi-t: Ke tërë mbështetjen time

20:03 | 25 Gusht 2020
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka njoftuar klubin për largimin, duke kërkuar që t’i lejohet të aktivizojë klauzolën e lirimit si lojtar i lirë.

Në mbështetje i ka dal edhe legjenda e klubit, Carles Puyol, i cili me një anë ka konfirmuar largimin e argjentinasit, transmeton portali arbresh.info.

Spanjolli përmes një postimi në Twitter i ka thënë argjentinasit se ka tërë mbështetjen e tij.

“Respekt dhe admirim, Leo. Kë tërë mbështetjen time, miku im”, ka shkruar Puyol.

https://twitter.com/Carles5puyol/status/1298315936592797697

Barcelona nga ana tjetër, ka refuzuar largimin e Messi-t duke ia bërë me dije se ka pasur mundësi ta aktivizojë klauzolën deri me 10 qershor, kurse urgjentisht kanë mbledhur bordin.

Mbetet të shihet nëse argjentinasit do i lejohet të largohet dhe cilës skuadër t’i bashkohet./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme