Cardiff City ka lëshuar një deklaratë duke shprehur “shqetësimin” pas raporteve të fundit në lidhje me vdekjen tragjike të sulmuesit Emiliano Sala.
Një raport nga Bordi i Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka shfaqur se Sala i është ekspozuar me gjasë niveleve fatale të monoksidit të karbonit para se aeroplani me të cilin po udhëtonte u përplas në Kanalet e Anglisë më 21 janar, transmeton portali arbresh.info.
Përforcimi rekordësh prej 15 milionë euro nuk ka luajtur asnjë ndeshje te Cardiff City pas tragjedisë derisa po udhëtonte nga Franca për t’iu bashkuar klubit të ri.
Ata tani kanë lëshuar një deklaratë me anë të së cilës bënë thirrje atyre që azhurnojnë fluturimet që të “mbajnë përgjegjësi” për vdekjen e Salas.
“Klubi i futbollit Cardiff City është i shqetësuar me raportin e fundit nga AAIB ku sërish theksohet që avioni u përdorur nga Emiliano Sala nuk ishte i duhuri”, shkruan klubi në deklaratën e lëshuar.
“Ne vazhdojmë të besojmë se këta që ishin azhurnues të mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi”
Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore ka thënë se sulmuesi i Cardiff City kishte një nivel të monoksidit të karbonit prej 58 për qind në gjakun e tij./arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe