Cardiff City do të bartë shirita të zi dhe do të mbajë një minutë heshtje për të nder të Emiliano Salas.
Klubi ka kërkuar nga Premierë Liga sërish për të veshur shiritat me një lule të verdhë në ta si shenjë respekti ndaj 28-vjeçarit dhe pilotit Ibbotson, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Neil Warnock ka thënë se kjo ka qenë një “humbje” për të gjithë në futboll:
“Ju keni parë homazhe nga të gjithë në vend, nga klubet e vogla të divizionit të katërt deri te top klubet. Kur diçka si kjo ndodhë, e gjithë familja e futbollit bashkohet. Është një humbje për të gjithë në futboll. E di se ne jemi më të afërt, por kur shihni reagime nga lojtarët me klas botëror dhe shumën e të hollave që ata kanë qenë në gjendje për të mbledhur (për procesin e gjetjes) në një hapësirë prej orës është e jashtëzakonshme”
Trupi i Salas ishte identifikuar mbrëmjen e së enjtes, një ditë pas nxjerrjes së tij nga mbetjet e avionit nën ujë te Kanali i Anglisë.
Avioni i tyre ishte rrëzuar në det më 21 janar derisa Sala ishte duke fluturuar për të bërë kalimin e tij te Cardiffi nga Nantes./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...