Carabao Cup: Aston Villa e eliminon Liverpoolin që luajti me ekipin e të rinjve

23:44 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Aston Villa ka kaluar në gjysmëfinale të Carabao Cup, pasi e mundi bindshëm 5:0 skuadrën e të rinjve të Liverpoolit të martën në takimin çerekfinal.

Liverpooli u detyrua ta paraqitjet me ekipin e të rinjve në këtë takim, për shkak se skuadra e parë prej 19 futbollistëve ka udhëtuar drejt Katarit, për ndeshjen gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, e cila zhvillohet pas vetëm 24 orëve në Doha, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Liverpoolit, e cila pati pesë debutues dhe një moshë mesatare prej 19 vjetësh, u drejtua nga trajneri i ekipi U23 i të kuqve, Neil Critchley.

Liverpooli e nisi mirë ndeshjen, por i pranoi dy gola tejet të shpejtë, brenda vetëm tre minutave.

Conor Hourihane e kaloi Villën në epërsi në minutën e 13-të, para se Morgan Boyes të shënonte një gol të pafat në portën e vet.

Villa shënoi edhe dy herë deri në përfundim të pjesës së parë, kur Jonathan Kodjia realizoi në minutat 37-të dhe 45-të.

Liverpooli dominoi me posedim ndaj një Ville, e cila po ashtu i bëri 10 ndryshime nga ndeshja e fundit në Premierligë, por pa qenë në gjendje të shënojë përkundër rasteve.

Wesley shënoi për 5:0 në minutën e 92-të, pas një pasimi nga Trezeguet, për gjysmëfinalen e parë të Villës që prej sezonit 2012/2013.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme